“The Godfather” është një film i kinematografisë klasike amerikane, filmi i parë i trilogjisë që flet për mafien italiane, i regjisorit Francis Ford Coppola, i realizuar në vitin 1972, ku luajnë Marlon Brando, Al Pacino, Diane Keaton, James Caan etj. Kumbari plak, patriak i një dinastie të krimit të organizuar, që interpretohet nga Marlon Brando, i kalon kontrollin e pushtetit të tij të birit.

Filmi Shqip është i bazuar në novelën e Mario Puzo-s me të njëjtin emër, i cili mori për bazë personazhe të botës reale, për të cilët kishte dëgjuar të rriteshin dhe punonin në qytetin e Nju-Jorkut.

Jeta e hershme dhe karriera e Vito Corleone-s në vitin 1920 në Nju-Jork, është portretizuar ndërsa biri i tij, Michael-i, zgjeron dhe forcon pushtetin e tij mbi sindikatën që shtrihet nga Lake Tahoe, Nevada, para revolucionit të vitit 1958 në Kubë. “The Godfather II” cilësohet nga shumë kritikë të kinematografisë si një film më i mirë sesa i pari.

Performanca e Roberto De Niros në këtë film e bëri të fitonte çmimin e parë “Oscar”.

De Niro dhe Brando janë të vetmit aktorë që kanë fituar çmim “Oscar” për portretizimin e të njëjtit karakter. Brando fitoi çmimin për rolin e Don Vito Corleones kur ishte i vjetër, në filmin “The Godfather”, dhe më pas De Niro e fitoi atë për rolin e Corleones kur ishte më i ri, në “The Godfather II”.

Është koha e Batman-it! Ky është lajtmotivi që shënon rikthimin e Batmanit në ekranin e madh tre vjet pasi historia e tij filloi në filmin “Batman Begins”. “The Dark Knight” është një film më inteligjent dhe më simbolik se i pari.

Kur Batman, i interpretuar nga Christian Bale, së bashku me personazhet e tjerë të filmit, Gordon dhe Harvi Dent, sulmuan bandën e të këqinjve, ata lanë jashtë kutisë kllounin, Xhokerin, i prirur për të kthyer Gotham-in në anën e tij dhe heronjtë në nivelin e tij. “The Dark Knight”, i regjisorit Christopher Nolan, është pa dyshim ndër filmat më të ndjekur dhe prej 10 vjetësh tashmë, asnjë film tjetër me heronj nuk ka mundur të zëvendësojë dot atë.

 

Created: 03/12/2022 22:59:14
Page views: 1,127
CREATE NEW PAGE